Jo thjesht pushime, por shpenzime marramendëse; Meghan dhe Harry kritikohen nga të gjithë

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë marrë fëmijën Archie në pushimet e tyre ndërkombëtare, duke filluar me Ibiza dhe jugun e Francës. Çifti punësoi një avion privat për t’i çuar në Ibiza në fillim të këtij muaji për të ndihmuar në festimin e ditëlindjes së 38-të të Markle, pasi festuan shumë pak në vilën e tyre në Frogmore. Ata shkuan  në Ibiza më 6 gusht më pas u kthyen përsëri në Angli në 12 gusht, duke shënuar udhëtimin e parë ndërkombëtar me aeroplan të Archiet. Sipas “The Sun” ata kanë qëndruar në kompleksin “Vista Alegra”  dhe për një javë qëndrim kanë paguar jo më pak se 120.000 mijë funte.

Advertisement

Të Mërkurën, familja fluturoi nga aeroporti Farnborough për në Nice në bregdetin jugor të Francës, ku ata u fotografuan në një avion tjetër privat me djalin e tyre. Meghan, e cila ishte e veshur me një bluzë të bardhë dhe kapele, u pa duke mbajtur Archie teksa dilte nga avioni.

Deri më tani, Buckingham Palace nuk ka komentuar për pushimet e çiftit, ka shumë të ngjarë në një përpjekje për të ruajtur intimitetin e tyre shumë të dëshiruar, por përdorimi i tyre i aeroplanëve privatë ka shkaktuar disa polemikë. Princi Harry kohët e fundit mori pjesë në samitin e kampit Google ku diskutoi shqetësimet e tij për ndryshimin e klimës dhe u zotua të mos ketë më shumë se dy fëmijë me gruan e tij.

Meghan ka vazhduar të mbajë profilin e saj privat pas shtatzënisë, duke bërë vetëm paraqitje të rastësishme publike që kur lindi në maj. Ajo dhe Harry kanë ende një udhëtim në axhendë për verën e tyre: një udhëtim në Balmoral për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip në pushimet e tyre.

/Living/