Jo më rroba banjo në Miss World

Edhe pse mund të jetë një prej momenteve më të ndjekura të një konkursi bukurie, për herë të parë pas 63 vitesh, Miss World nuk do të ketë më garë me rroba banjo.

“Organizata ka vendosur të mos ketë më garë me rroba banjo pasi nuk është kjo rruga që duam të ndjekim, ka thënë drejtori i Miss World America/Miss United States, Chris Wilmer duke shtuar se “Kjo nuk është vetëm një garë bukurie, por ka edhe një synim, dhe rrobat e banjos nuk e plotësojnë atë”. Organizata ndërkaq ka kërkuar që konkurentet të përqëndrohen në bamirësi dhe promovimin e cështjeve të rëndësishme. “Miss World duhet të jetë zëdhënësja që ndihmon komunitetin. Miss World është një ambasadore, jo mbretëreshë e bukurisë”, ka thënë Wilmer.

Advertisement