Dyshja nga Detroit, bërë të famshëm me këngën SEVEN NATION ARMY, një hit në Botërorin e futbollit në Gjermani (2006), ka bërë publik lajmin e ndarjes. Kjo është një ndarje përfundimtare për të cilën Jack dhe Meg White nuk kanë dashur të japin shpegime. “Ndarja nuk erdhi as si pasojë e mos shkuarjes dakord apo ndryshimeve artistike mes nesh dhe as për çështje shëndetësore”,- kanë shkruar në një komunikatë për shtyp. Grupi ish krijuar në 97- ën në Michigan nga John Anthony Gillis dhe ish bashkëshortja Martha White dhe kanë publikuar shtatë albume. Më poshtë ju mund të shikoni e dëgjoni këngën SEVEN NATION ARMY.