Jo film mbi jetën time!

Lajmi nuk është konfirmuar ende, por ka zëra që betohen se biografia e artistes është tashmë gati e madje ka edhe titullin "Fame Monster: The Lady Gaga Story". Në film do të tregohet jeta e artistes që kur nuk ishte e njohur, për të vijuar më pas me ngjitjen nëpër skenat muzikore e deri sa u bë një nga emrat më të fuqishëm të popit. Deri më tani Gaga nuk e ka aprovuar këtë projekt, pikërisht sepse I duket një dobësi dhe pasiguri, totalisht e kundërta e imazhit të saj të fortë, luftarake që u ka treguar fansave. Megjithatë paçka mendimit të kundërt të artistes, ka shumë, po shumë të interesuar për të blerë të drejtat e filmit-projekt. Ndërkohë që do presim për një vendim të Gaga-s urojmë të shohim ndonjë pjesëz të intervistës së realizuar nga Oprah Winfrey në apartamentin e New York-ut ku Gaga është rritur. Sigurisht që veç Oprah Winfrey që e bën shumë special këtë intervistë, akoma më special është edhe prania e Cynthia Germanotta, nënës së këngëtares, njëkohësisht bashkëthemeluese e Fondacionit Born This Way.

Advertisement