Fituan “Big Brother Talent Show” dhe si shpërblim Tea dhe Luizi darkuan së bashku. Përpos kësaj, që në momentin kur “Vëllai i Madh” zgjodhi që këngëtari dhe ish-konkurrentja e Për’puthen të ishin bashkë në këtë sfidë, Kiara u duk se nuk i pëlqeu shumë.
Edhe Luizi e pa një fije xhelozie në shikimet e saj dhe zgjodhi ta përdorte këtë situatë për ta bërë akoma më shumë xheloze, duke u argumentuar se i pëlqente që në shikimet e saj shihnte këtë gjë.
Nisur nga kjo situatë, Kiara dhe Tea nuk i kanë shmangur debatet më njëra-tjetrën brenda shtëpisë. Këto debate u rihapën mbrëmjen e sotme, ku Tea u shpreh se në fillim nuk donte ta zhvillonte darkën më Luizin.
“Nuk është aspak e vërtetë që unë e kam pasur qejf Luizin apo e kam. Kiara ka filluar të reagojë kundrejt meje pas performancës time me Luizin. Dhe unë mendova se ishte xhelozi. Jo tha është në kuadë të lojës,”-është shprehur Tea.
Ndërsa Kiara Tito u shpreh se nuk ka asgjë personale me të përpos faktit që nuk i pëlqen që do të krijojë një trekëndësh.
“Nga pjesa personale nuk kam asgjë. Është loja që ka zgjedhur të luaj, si pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që mua më ka bezdisur ka qenë morali që më ka bërë më parë, si rri me një njeri që ofendon dhe bën të njëjtën gjë vetë. Pasi ka thënë që nuk i flas, ka folur, qeshur e ka përqafuar.”
Në lidhje me këtë çështje edhe Luizi ka thënë dy fjalë: Duke pasur parasysh sa jam shprehur te Kiara me fjalë dhe veprime, kam dashur të marr një përgjigje nga ajo, kush djalë nuk dëshiron të marrë jo xhelozi po ato shikimet. I dashuroja.”