JLo shkëlqen në “Billboard Latin Music Awards”

Jennifer Lopez ka shkëlqyer në ceremoninë e ‘Billboard Latin Music Awards’, duke u bërë qendra e vëmendjes në këtë event.
Këngëtarja 45-vjeçare ka ndërruar 3 veshje, teksa është ngjitur në skenë për të performuar disa nga hitet më të mëdha muzikore të Selenës, këngëtares legjendare meksikano-amerikane, e cila u nda tragjikisht nga jeta në moshën 23-vjeçare.
Ajo ka performuar përkrah Los Dinos, bandës familjare të këngëtares.
“Të duam Selena”, ka thënë Jennifer, ndërkohë që dukej shumë e emocionuar duke përqafuar vëllain dhe motrën e këngëtares, të cilët iu bashkuan asaj në skenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -