J.Lo gjyqtare

Ylli i muzikës do të zërë vendin e Ellen Degeneres, e cila e la spektaklin pas vetëm një sezoni, pasi nuk i dukej se ky impenjim ishte i duhuri për të. Zërat se J. Lo do t’a zëvendësonte kanë filluar muaj më parë, madje thuhej se ajo ishte duke luftuar që të ishte medoemos pjesë e panelit të famshëm, por pastaj bëri shumë kërkesa prej dive dhe producentët e përjashtuan si kandidate. Me sa duket çdo gjë është sheshuar dhe është arritur një marrëveshje e kënaqshme. Të shohim se si do të jetë J. Lo si gjyqtare.

Advertisement