Stilisti me famë botërore ka postuar një mesazh në Twitter, në të cilin tregon se ka marrë një telefonatë nga J.LO ku i kërkonte që të krijonte një fustan shumë special për martesën e saj të radhës. Pa dashur stilisti ka konfirmuar se Lopez është gati të thotë PO –në e saj të katërt, këtë herë partnerit Casper Smart. Sipas një burimi pranë çiftit, ceremonia do të bëhet në Kauai të Hawaii-t, ku këngëtarja e balerini janë njohur. Jennifer do të donte një ceremoni private në plazh. Për momentin nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga çifti, por as ndonjë përgënjeshtrim.