Jimmy Kimmel pyeti Michelle Obama-n për jetën seksuale dhe ajo ia ktheu kështu!

Në një intervistë me Jimmy Kimmel, Michelle Obama u pyet për jetën e saj seksuale me Barack Obama-n.

Duke iu referuar një bisede që ata kishin bërë në një event disa vite më parë, Kimmel tha:

Advertisement

“Unë ju bëra një pyetje atë natë dhe në fakt, ia bëra bashkëshortit tuaj fillimisht, por ai e ktheu tek ju. Ju pyeta,  natën që SEAL Team Six bastisi Osama Bin Laden me urdhër të bashkëshortit tuaj, a bëtë ju dhe burri juaj dashuri atë natë për të festuar?”

Për shkak të të qeshurave të audiencës, Michelle Obama u përgjigj:

“Duhet t’i them audiencës suaj që, për ndonjë arsye shumë të sëmurë, jeni shumë të fiksuar me këtë pjesë të asaj ngjarjeje madhore historike, në një mënyrë që askush tjetër – askush në historinë e të gjitha bisedave që kam pasur, s’ka qenë i fokusuar kaq shumë në këtë pikë të veçantë.

Ndërsa Kimmel pohoi me kokë në shenjë dakordësie, ajo qeshi dhe vazhdoi:

“Kështu që unë pyetjen po e kthej përsëri tek ti.”

Në mënyrë miqësore dhe thënë me shaka, Michelle Obama e cilësoi Kimmel, si “ai djali i vogël në dhomën e gjumit, nën jorganë me elektrik dore, që thotë: Shpresoj të mos më shohë askush”.