Kompania amerikane “Michael Kors” pranoi të blejë prodhuesin e këpucëve luksoze “Jimmy Choo” për 1.2 miliardë dollarë, duke përvetësuar firmën britanike që u lançua në lindje të Londrës dhe u bë e famshme nga personalitete si princeshë Diana.

E themeluar në fillim të viteve 90-te nga Jimmy Choo, brandi njihet për takat e larta e të holla dhe aksesorët, ndërsa shet produktet e saj në qytete nga Londra në Paris, Nju Jorku dhe Tokio. Kompania doli në shitje pasi pronari i shumicës së aksioneve JAB shprehu qëllimet për t’u fokusuar tek mallra të konsumit. Ndërsa “Michael Kors”, një prej firmave më të njohura të të ashtuquajturave produkte luksoze të përballueshme, është përballur me rënie të shitjeve, teksa gjithnjë e më pak njerëz vizitojnë dyqanet e saj.

Advertisement

Siç thuhet, Jimmy Choo do të vazhdojë të operojë ashtu siç ka bërë deri më tani, nën menaxhimin e ekipit ekzistues.