“Jeta s’do të kishte kuptim pa të!” Muzika kalon në plan të dytë kur bëhet fjalë për këtë “hobi” të MC Kreshës!

Kreshnik Fazliu i njohur nga të gjithë si MC Kresha është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Me një pafundësi hitesh, Kresha padiskutim është një nga më të mirët e kësaj fushe në vendin tonë.

Mirëpo ndonëse muzika është ajo me të cilën merret dhe e bën në mënyrën më të mirë, MC Kresha ka një “hobi” tjetër para saj. Së fundmi në një intervistë për “After Party Show” ai ka folur më shumë rreth karrierës së tij dhe jetës personale, ku u vendos përballë zgjedhjeve të vështira.

Advertisement

Ndër to ishte edhe pyetja: “Jeta s’do të kishte kuptim pa muzikën apo pa futbollin?”

“Jeta s’do të kishte kuptim pa futbollin!”-u shpreh reperi duke habitur të gjithë fansat e tij, ndonëse ka nga ata që e kuptojnë këtë zgjedhje pasi e dinë shumë mirë pasionin e tij për këtë sport.