Jessie J: “E kam pranuar celulitin” (FOTO)

Prej disa kohësh Jessie J i është përkushtuar intensivisht palestrës dhe tashmë u ka treguar të gjithëve trupin e saj të tonifikuar duke postuar disa foto në Instagram.
28-vjecarja njëkohësisht u ka thënë fansave duke bërë shaka se më në fund e ka pranuar celulitin dhe se ndihet shumë më e shëndetshme në përgjithësi.
Në foton e parë ajo shkruan: “Po përpiqem shumë të jem në formë. Dua të shtoj në peshë dhe të kem muskuj. Po kujdesem për veten.”
Në foton e dytë ku tregon të pasmet ajo shkruan: “Mund të shkruaj ndonjë shprehje të thellë dhe me kuptim që mos të bien shumë në sy të pasmet, por kjo është thjesht një foto e të pasmeve.”
Së fundmi Jessie ka njoftuar edhe se nuk do të rikthehet më tek The Voice, por do t’i përkushtohet punës për albumin e saj të ardhshëm.

Advertisement