Jeremy Renner, sipas miqve, rrezikon të mbetet invalid!

Jeremy Renner mund të jetë me aftësi të kufizuara apo edhe të ketë një këmbë të amputuar.

Radaronline raporton duke cituar disa nga miqtë e aktorit, i cili mbeti viktimë e një aksidenti natën e Vitit të Ri, kur u përplas nga makina e borës së tij.

Advertisement

“Jeremy ka bërë tashmë dy operacione të mëdha,” tha burimi. “Ka dyshime serioze se ai mund të jetë në gjendje të ecë përsëri siç duhet, ose aspak. Kështu është, nëse ai nuk humbet këmbën”.

Renner u dërgua me shërbim mjekësorë ajror në spital pas aksidentit, i cili ndodhi ndërsa po përpiqej të pastronte një rrugë me dëborë pranë fermës së tij në zonën e Liqenit Tahoe.

Ai ishte plagosur rëndë në këmbë dhe kishte gjakderdhje. Për fat të mirë një mik doktor mundi ta ndalonte atë me ‘Tourniquet’ duke ushtruar presion në këmbën e plagosur.