Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen nga ministër i Drejtësisë. Naço ia ka paraqitur dorëheqjen rreth një orë më parë kryeministrit Edi Rama, në një takim në zyrat e qeverisë.
Ende nuk dihen detaje për aktin e largimit të ministrit të LSI-së, por tashmë hapet loja e ndryshimeve në qeveri, ku do të shihet nëse do të kemi impulse të reja, siç ka kërkuar zoti Meta me disa ndryshime ministrash apo vetëm brenda ministrave të LSI-së me zëvendësimin e Naços nga një tjetër emër brenda kësaj partie.