Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton sërish bashkë?

Arkiv

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton nuk e kanë harruar njëri-tjetrin.

Pavarësisht se njoftuan për ndarjen e tyre pas 7 vitesh në shkurt të këtij viti, ata janë fotografuar sëbashku nga paparacët të premten mbrëma.

Advertisement

Edhe pse kanë hyrë të ndarë, një burim i tha DailyMail se 37-vjeçarja dhe kampioni i Formula 1 kanë frekuentuar të njëjtin club nate në Londër dhe kanë qëndruar së bashku për disa orë.

Pas kësaj ende nuk dihet nëse Scherzinger dhe Hamilton janë sërish bashkë, apo janë takuar vetëm për një natë.