Jennifer Lopez tregon se ç’do të bëhet me dasmën e saj dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez ka zbuluar se sa e trishtuar është, pasi u detyrua ta shtyjë ditën e dasmës me të fejuarin Alex Rodriguez.

Aktorja dhe këngëtarja, 50 vjeç, kishte vendosur të martohej me Aleksin, 44 vjeç, në një ceremoni madhështore në Itali këtë vit, pasi ylli i bejsbollit e propozoi një vit më parë.

Advertisement

 

Por pandemia në mbarë botën e detyroi çiftin t’i shtyjë planet.

Duke folur në ‘Today Show’, aktorja e ‘Hustlers’ zbuloi: “Tani nuk ka planifikim. Na duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojë gjithçka dhe është disi zhgënjyese.”

“Jam e mërzitur pak, sepse kishim disa plane të shkëlqyera. Por gjithashtu them: ‘E di çfarë? Zoti ka një plan më të madh.’ Kështu që ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do të jetë më mirë. Unë duhet ta besoj që do të jetë më mirë.”- shtoi ajo.

Burimi: Revista Class