Jennifer Lopez e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e ‘People Choice Awards’.
“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”- tha Lopez ndërsa mori çmimin ‘Icon of 2020’. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.
Lopez mori disa surpriza para se të fillonte fjalimin e saj. Nicole Kidman, Renee Zellweger dhe fëmijët e saj ishin ndër ata që u shfaqën virtualisht për të ndarë admirimin e tyre.
“Të ndihmojmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, të jemi të mirë me njëri-tjetrin. Dhe rëndësia e kësaj lidhjeje, kësaj prekjeje njerëzore, është ajo për të cilën përpiqem në gjithçka që bëj, për të arritur njerëz, për të prekur njerëzit. Unë besoj se kjo është ajo që ne të gjithë duam, përvoja të përbashkëta, të dimë se nuk jemi vetëm në gjithë këtë,”-vazhdoi ajo. “Besimi juaj mua më motivon për të vazhduar dhe ndonjëherë kur jam e lodhur, e rënë përtokë, si shumë prej nesh këtë vit. Është familja ime, miqtë e mi, fëmijët e mi dhe fansat e mi,jeni ju, ata të cilët më kanë ngritur lart kur nuk mund të ngrihem vetë”.
Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si aktore, këngëtare dhe producente, foli dhe për këmbënguljen.
“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja “,- tha ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju.”