Këngëtarja 49 vjeçare Jennifer Lopez ka tërhequr shumë vëmendje në realizimin e kopertinës së saj më të fundit. Në numrin e ri të revistës ”Harper’s Baazar” ajo duket fantastike veshur me një sërë veshjesh fantastike.
Në foton e kopertinës bukuroshja nënë e binjakëve 10 vjeçarë Maximilian dhe Emme me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, kishte veshur një fustan të kuq me një jakë të hapur v të zbukuruar me një rrip të zi që nxirrte në pah belin e saj të hollë.
Në një tjetër imazh të përfshirë brenda revistës ajo duket fantastike veshur me një kostum plazhi të zi dhe kapelen përkatëse. Edhe pse Lopez shpesh komplimentohet shumë ajo përsëri pranon se edhe kritikohet shumë gjë që ndikon në vetëbesimin e saj.
/ATA/