Jennifer Lawrence, tashmë edhe regjisore

Jennifer Lawrence po përpiqet që të bëjë debutimin e saj si regjisore. 25-vjeçarja, e cila ka fituar Oscar-in si aktorja më e mirë, ka firmosur kontratën për t’u bërë regjisorja e filmit “Project Delirium”.

Filmi do të flasë rreth eksperimenteve kimike që i janë bërë njerëzve gjatë Luftës së Ftohtë.

Advertisement

Në një intervistë të dhënë për “Entertainment Weekly”, Lawrence ka thënë: “Kam lidhur kontratë për t’u bërë regjisorja e filmit “Project Delirium”.

Aktorja ka shtuar gjithashtu se ajo ka dashur të bëhej një regjisore që në moshë më të re, por nuk ishte ndjerë gati të hidhte atë hap deri tani.

“Eshtë qesharake, kam dashur të bëhem regjisore që në moshën 16-vjeçare dhe gjithmonë kam menduar se duhet të bëja diçka për të nisur këtë rrugë. Edhe pse jam përpjekur më herët, nuk isha gati. Tani në fakt jam gati”.