Jennifer Aniston zbulon sekretin e saj të bukurisë

Jennifer Aniston është një ikonë bukurie, por kjo nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të.
Në një intervistë për Vogue, aktorja ka folur për stilin dhe bukurinë.
47-vjecarja ka treguar se në dollapin e saj ka ende veshje të viteve ’90.
“Më duhet ende të hedh disa rroba që i kam që prej serialit Friends. Por ndonjëherë mendoj se ato mund të rikthehen në modë. Për shembull jam shumë e lumtur që nuk i kam hedhur xhinset me bel të lartë. Mua më pëlqen shumë stili i viteve ’90.”
Por me kalimin e viteve Aniston thotë se gjërat thjeshtohen.
“Sa më pak aq më mirë. Më pak makeup, më shumë natyrale. Përkujdesi im për lëkurën është shumë i thjeshtë. Madje kam zbuluar se sa herë përpiqem të bëj më shumë, të trajtohem më shumë apo të përdor më shumë produkte, gjërat bëhen më keq”, ka thënë ajo.
“Duhet të tregojmë më shumë kujdes për ato që hamë dhe për përkujdesin ndaj lëkurës. Gjumi i natës ka shumë rëndësi që të jetë i mirë. Po aq rëndësi ka hidratimi. Ujë, ujë, ujë. Kjo është e rëndësishme që lëkura të shkëlqejë.”

Advertisement