Jennifer Aniston po kalon pushimet në Itali… me Brad Pitt dhe vajzën e tij

Të paktën kështu po qarkullon lajmi prej disa ditësh në shumë media të huaja dhe le të kryqëzojmë gishtat… shpresojmë se ka një rikthim të mundshëm mes Jennifer Aniston dhe Bard Pitt.

Thuhet se të dy ndodhen në Liqenin e Comos në Itali dhe janë të ftuarit e George Clooney-t.

Advertisement

Madje me ta është edhe Shiloh, vajza biologjike e Pitt dhe Jolie.

Deri më tani nuk ka një foto që të konfirmojë lajmin, por sipas burimeve thuhet se Shiloh dhe Jennifer kanë një marrëdhënie të mirë dhe se Pitt e di shumë mirë si të mbajë fëmijët e tij larg situatës së vështirë të divorcit nga Angelina Jolie.

Le të jetë kështu!