Disa muaj pasi ajo dhe Justin Theroux shpallën ndarjen e tyre, duket se Jennifer Aniston është sërish në lojë.
Këtë herë aktorja është duke dalë me dy meshkuj që po përpiqen ta bëjnë për vete, por shhhh… asnjeri nuk duhet ta dijë.
Sipas US Weekly, i pari sapo është divorcuar nga bashkëshortja, kurse i dyti është një tip kreativ, të cilin Jen e takoi për herë të parë në një projekt të përbashkët disa muaj më parë. Se cilët janë ata, kjo është ende mister, por një gjë është e sigurt, Aniston po e harron Justin Theroux.
Na ngelet të presim se cili prej tyre do i fitojë zemrën aktores së famshme.