Jennifer Aniston & kimika

40 vjeçarja që ka mundur të luajë përkrah disa nga meshkujt më të bukur të Hollywoodit si Clive Owen, Vince Vaughn dhe Owen Wilson, insiston së është rrënjësore për personazhet kryesorë që të lidhen, por pranon se jo gjithmonë është e lehtë. “Nuk mund t’a blesh kimikën. As nuk mund të stërvitesh që të ndodhë. Në ditën e parë të punës arrin të kuptosh nësë ka kimikë me partnerin ose jo”,- ka thënë ajo. Edhe pse po e shijon maksimalisht karrierën si aktore, Jennifer Aniston po konsideron lëvizjen nga ana tjetër e objektivit. “Jam duke punuar për t’u bërë regjisore. Thjesht po pres gjënë e duhur. Arrin një pikë në karrierë kur ndihesh se mund të marrësh frymë lirisht e se mund t’i lejosh vetes të bësh zgjedhje që të stimulojnë kreativitetin. Nuk e di nëse në të ardhmen do të vazhdojë të m’a japë aktrimi këtë ndjesi edhe pse e dashuroj shumë”,- ka thënë Jennifer.

Advertisement