Ka qenë një nga grupet më të pëlqyera në Shqipëri, por një ngjarje e hidhur bëri që aktivitetet muzikore të grupit të ndërprehen për një kohë.

Bëhet fjalë për grupin West Side Family, grup i cili nuk realizoi projekte muzikore që nga vdekja e anëtarit të tyre, Dr Florit.

Advertisement

Pas tre vitesh, dy anëtarët e këtij grupi Landi dhe Miri po realizojnë një projekt të ri i cili shënon rikthimin e këtij grupi në skenën muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Landi përmes një postimi në Instagrami ku shkroi “Pa fjalë të tepërta! West Side Family, VJEN SË SHPEJTI”.

Padyshim, janë publiku ata që presin me padurim të shohin se çfarë kanë realizuar ky grup këtë herë.