Jeff Bezos reagoi pasi e gjithë bota pa sesi e dashura e tij, s’i hoqi dot sytë nga Leo DiCaprio

Mund të jesh njeriu më i pasur në botë, por kjo s’të garanton që kur përballë teje të kesh Leonardo DiCaprio-n, e dashura jote të magjepset dhe të humbasë në sytë e tij duke të të harruar fare (për pak sekonda)! Jeff Bezos, (njeriu i dytë më i pasur i botës) ka reaguar së fundmi, pas postimit që u bë viral në internet.

E dashura e tij Lauren Sanchez, teksa u takua me yllin e Titanic, gjatë LACMA Art+Film Gala, në Los Angeles, e kishte të pamundur t’ja ndante sytë aktorit, ndonëse krah saj ishte Bezos.

Advertisement

Jeff Bezos reagoi pasi e gjithë bota pa sesi e dashura e tij, s'i hoqi

“Leo, eja këtu. Dua të të tregoj diçka!”- shkruan kreu i Amazon në një postim në Twitter, në foton ku dukej Bezos i mbështetur tek një tabelë ku shkruhet: “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale.”

Jeff Bezos reagoi pasi e gjithë bota pa sesi e dashura e tij, s'i hoqi

Ky postim, erdhi si “përgjigje” në formë shakaje pas gjithë çfarë miliarderit iu desh të shihte në internet ku kryefjala ishte: E dashura e miliarderit që dukej e mrekulluar prej DiCaprio-s.

“Rregulli numër 1. Kurrë mos e prezanto të dashurën tënde me Leo-n.”- shkruan dikush.

Jeff Bezos reagoi pasi e gjithë bota pa sesi e dashura e tij, s'i hoqi

“Më i pasuri në botë dhe e dashura jote vazhdon ende të zgjedhë…”- komenton një tjetër.

Jeff Bezos reagoi pasi e gjithë bota pa sesi e dashura e tij, s'i hoqi

Bezos dhe partnerja e tij moderatore janë bashkë që prej janarit të 2019-ës, pak pasi ai deklaroi divorcin me të shoqen, MacKenzie Scott, pas 25 vitesh martesë.