Çfarë surprize!

Jay-Z do të publikojë klipin muzikor të një prej këngëve më kontraversale të albumit të fundit “4:44”, “Family Feud”. Kjo pritet të ndodhë ditën e sotme në TIDAL, por nuk dimë ende orën ekzakte.

Advertisement

Atëhere kur menduan që i iku koha albumit të tij të shumpërfolur, vendos të na kuriozojë të gjithëve me këtë teaser të publikuar në Twitter, ku shfaqet ai dhe Beyoncé. Nga çfarë pamë, kuptuam që Beyoncé duket tepër e inatosur (dhe nuk ka faj).