Jay Z i vetmi mashkull për Beyonce

“Kjo është lidhja ime e parë. Unë jam shumë private dhe sigurisht nuk më pëlqen të flas për jetën time. Gjithcka mund të them është se jam shumë, shumë e lumtur”.  27 vjecarja është lidhur me Jay Z që në 2002-shin dhe u martuan në një ceremoni sekrete vitin e kaluar në New York. Beyonce rrëfen për revistën LA Confidential se lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë. “Kemi qënë bashkë për shumë kohë para se të martoheshim. Nuk e kishim me nxitim të martoheshim. Ne nuk kemi një marrëdhënie normale për shkak të karrierave respektive. Megjithatë të famshëm apo jo, cdo cift kalon nëpër të njëjtat faza. Ne nuk jemi perfekt, ndaj është normale që njerëzit të bëjnë thashetheme.  Mund të mbrohesh, por është e vështirë kur lexon gjithë ato gjëra e njerëzit vetëm të pyesin. Duhet të kesh një lidhje shumë të fortë që të rezistosh”,- ka thënë Beyonce. 


 

Advertisement