Reperi amerikan ka remixuar në 2006-ën hitin “Rehab” dhe tani do të ishte shumë i kënaqur që të ripunonte me të për diskun pasardhës të “Back to Black”. Jay-Z mendon se zëri i Winehouse është shumë i fuqishëm, shumë i bukur dhe shumë i veçantë, kështu që pas remixit ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar e pse jo të regjistrojnë një duet. Ky mund të ishte bashkëpunimi i duhur që do t’i jepte start karrierës së Amy-t pas një periudhe të gjatë errësire.