Jay -Z 40 vjeçar

40 vjeçari ka vënë në dispozicion të miqve dy chartera privatë të cilët i çuan të ftuarit në Republikën Domenikane, vendi ku do të zhvillohej festa. Kanye West, Mary J. Blige, Alicia Keys, P. Diddy, Ne-Yo, M.I.A., Oprah Winfrey dhe Lil Wayne u veshën si gangstera, pasi tema e festës ishte nga filmi SCARFACE, me Al Pacino-n . Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i dërguan urimet e tyre me video dhe vetëm një i ftuar nuk ishte prezent, pikërisht Tiger Woods. Të ftuarat e nderit ishin e shoqja e repertit Beyonce dhe e ëma Gloria. Miqtë shijuan një darkë super ku kishte dhe kanape me caviar të shpëlara me shampanjën Dom Perignon. Kaney West dhe P. Diddy kënduan në nder të mikut të tyre e Alicia Keys po ashtu. Mbrëmja mbaroi me një spektakël fishekzjarrësh. Fatkeqësisht nuk është publikuar asnjë foto, pasi të gjithë të ftuarve ju desh t’i linin telefonat e tyre në hyrje, në mënyrë që të shmangej çdo publikim fotosh nga eventi.

Advertisement