Janet Jackson ka një arsye më shumë për të mirëpritur vitin 2017.
Këngëtarja që ka fituar edhe “Grammy” ka lindur fëmijën e parë, vogëlushin Eissa Al Manna, ditën e djeshme.
Jackson ka treguar pak lidhur me shtatzëninë e saj në media, sepse ka dashur që këtë periudhë të ëmbël të jetës ta kalojë në privatësi të plotë së bashku me partnerin e saj Wissam Al Mana.
Çifti është martuar në vitin 2012 dhe ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të lumtur. Tashmë ata ndihen të bekuar që mundën ta shtojnë familjen e tyre edhe me një fëmijë.