Jamie Foxx shpëton jetë njerëzish

Jamie Foxx ka shpëtuar një të ri i cili sapo kishte bërë aksident pranë shtëpisë së aktorit në Hidden Valley të Kalifornisë.

People bën të ditur se Foxx pasi ka lajmëruar urgjencën, ka vrapuar drejt mjetit të aksidentuar duke nxjerrë shoferin nga makina. I plagosuri, i identifikuar si Brett Kyle, 32 vjeç, pati disa plagë, pasi humbi kontrollin e mjetit i cili u përmbys në rrugë dhe mori flakë.

Advertisement

Aktori 48-vjeçar ishte ndihmuar nga dy persona të tjerë për të nxjerrë nga mjeti në flakë 32-vjeçarin. Sipas policisë, më pas drejtuesi u arrestua në spital për drejtim mjeti në efektin e drogërave.

Pas aksidentit, aktori i famshëm pati një takim me të atin e të plagosurit. Jamie ka postuar një foto në Instagram ku përqafohet me babain e 32-vjeçarit. “Kam takuar babain e personit të mbrëmshëm. Kjo është më e rëndësishme. Jeta e një njeriu, një biri, e një vëllai u shpëtua natën e kaluar. Zoti na ka hedhur krahët të gjithëve. Nuk ka heronj, thjesht baballarë të lumtur”, shkruan në postim aktori.

Duke folur për mediat Foxx tha se nuk e quan veten hero, por duhej të bënte diçka.