Michelle Rodriguez ka konfirmuar zytrtarisht lidhjen e saj me modelen Cara Delevingne! Aktorja e FAST & FURIOUS është biseksuale dhe prej kohësh dyshohej të kishte një lidhje me modelen. Ja se çfarë ka thënë Michelle për lidhjen e tyre: “ Po shkon shumë mirë. Ajo është shumë “cool”. Kur filluam të dilnim mendova se ishte thjesht fantastike dhe kaluam kohët më të bukura së bashku. Megjithatë është edhe e vështirë. Nuk do t’ju leverdiste të përziheshit në ndonjë zënkë me të”.

Ndërkohë një burim tjetër ka shtuar: “Kjo lidhje është ende e freskët dhe shumë ekzaltuese për të dyja. Janë vërtetë shumë të lumtura dhe të dashuruara dhe përpiqen të kalojnë sa më tepër kohë të munden me njëra tjetrën. Michelle ka takuar dhe miqtë e familjarët e Cara-s të cilët e mirëpritën pa ju dridhur qerpiku”.

Advertisement