Jaden Smith, djali i aktori të njohur Will Smith, është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i fushatës të “Luis Vuitton”.
Ajo që është e çuditshme në këtë bashkëpunim mes markës prestigjoze dhe djalit të karatesë, është fakti që ai është imazhi i koleksionit të ri të veshjeve për femra.
Seti është realizuar nga fotografi legjendar Bruce Weber, ndërkohë që imazhet e Jaden Smith veshur me veshje të linjës së re, janë publikuar nga drejtori kreativ, Nicolas Ghesquière.
Ajo që mund të dallohet nga veshjet e këtij koleksioni të ri, është se ato vijnë në një stil të ‘rock’, me detaje lëkure dhe në ngjyra bardhë e zi.
I njohur për temperamentin kundër rrymës me zgjedhjet e tij, Jaden Smith ka patur mbështetjen e të motrës së tij Willow. Në lidhje me përfshirjen e të vëllait në këtë fushatë për veshje për femra, ajo ka thënë: “Sa më shumë fillojmë dhe kuptojmë që jemi të gjithë të ngjashëm dhe të ndryshme në të njëjtën mënyrë, aq më shumë do të rrëzojmë pritshmëritë dhe do të jetemi të lirë të vishemi në thelbin e të qenit njeri”.