Çfarë të ketë bërë vallë?

Dhurata më e bukur e Vitit të Ri për familjen e Jessica Alba-s ishte lindja e më të voglit të familjes. Ishte pikërisht data 31 dhjetor ajo që solli këtë ‘pako’ për aktoren, bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre. Duke pritur lumturisht të pestë ardhjen e 2018-tës, nuk u desh shumë që aktorja të shfaqej në rrugët e Beverly Hills me të birin në krah.

Advertisement

Edhe pse kanë kaluar thjesht shtatë ditë nga lindja, trupi i Jessica-s thjesht të lë me gojë hapur! E veshur sportive, me barkun pak të zbuluar, aktorja nuk duket aspak se ka qenë shtatzënë, deri para një jave.

Mesa duket, aktorja është ndër ato rastet e rralla, që sjellja në jetë e një fëmije nuk ndikon aspak në trupin e tyre… Sa me fat, Jessica!