Presidenti amerikan Donald Trump, ka zhvilluar një fushatë elektorale me fraza pikante e të forta, që bënë për vete miliona amerikanë. Por duket se shumë prej fjalëve të tij kanë qenë për efekt elektoral, pasi menjëherë pas fitores, Trump ka ndryshuar shumë prej atyre që ka thënë, gati në 180 gradë.
Ja çfarë ka thënë, dhe çfarë thotë Trump tani.
Tha para zgjedhjeve: (PËR HILLARY) Hillary duhet futur në burg. Do t’i them Ministrit të Drejtësisë që të emërojë një prokuror special për hetime ndaj atyre që ka bërë Hillary.
Thotë pas zgjedhjeve: Nuk do ta dërgoj në burg Clinton. Kam prioritete të tjera. Ka vuajtur mjaftueshëm deri tani, në forma të ndryshme.
Tha para zgjedhjeve: (Për mjekësinë e Obamës): Reforma e shëndetësisë do të hidhet poshtë sepse ka shumë padrejtësi për privatët.
Thotë pas zgjedhjeve: Baza e reformës së shëndetësisë nuk do të ndryshojë
Tha para zgjedhjeve: (MURI ME MEKSIKËN) Do të ndërtoj një mur gjigand në kufi me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm, dhe do të detyroj Meksikën ta paguajë atë. Mbajini mend këto fjalë
Thotë pas zgjedhjeve: Do të mjaftonte një mbyllje e kufirit me Meksikën në disa pjesë të tij.
Tha para zgjedhjeve: (Deportimi i emigrantëve): Të gjithë emigrantët e paligjshëm do të deportohen në vendet e tyre
Thotë pas zgjedhjeve: Do të deportohen ata që janë pa letra, jo të gjithë emigrantët
Tha para zgjedhjeve: (Për myslimanët): Nuk do pranohen myslimanët në SHBA, nëse nuk jemi të bindur në detaje për arsyet pse vijnë dhe qëllimet e tyre këtu.
Thotë pas zgjedhjeve: Përsa kohë nuk kemi një mekanizëm kontrolli të plotë, do të ndalohen në Amerikë vetëm ata ku kemi dyshime të forta se mund të përbëjnë rrezik.
Përkthyer nga Corriere della Sera /Blitz.al/