Industria muzikore është vërtet fitimprurëse përsa i përket të ardhurave nga klipet dhe hitet që këngëtarët realizojnë.

Sipas prestigjozes amerikan “TMZ”, Beyonce Knowles ka fituar 105 milionë dollarë nga shitjet rekord dhe nga koncerti i mbajtuar me “Formation”.

Advertisement

Beyonce ka goditur skenën muzikore me albumin e saj “Lemonade” dhe turnetë që mbajti nëpër botë, duke e bërë kështu gruan më të fuqishme dhe më të paguarën në muzikë për vitin 2017. Kështu, Beyonce ka lënë prapa këngëtaren Adele dhe Taylor Swift të Britanisë së Madhe.

Beyonce megjithatë ka edhe linjën e saj të modës “Ivy Park” që po ashtu i sjellë asaj shumë të ardhura në biznes.