Tashmë mund të ndiqni dhe vetë “hashtag-ët”.

Hashtag-et funksionojnë si llogari më vete të cilat mund të ndiqen dhe sa herë të ketë një postim i ri nën hashtagun e ndjekur, do shfaqet dhe në kryefaqen tuaj.

Advertisement

Sipas kompanisë së instagramit, kjo risi do t’i ndihmojë përdoruesit të jenë të informuar dhe iu kursen kohë pasi s’kanë nevojë të kërkojnë postime të reja.

Megjithatë duket të keni parasysh se nëse e keni profilin privat hashtag-ët e vendosur nga ju do dukeshin veç nga personat që iu ndjekin dhe ju i ndiqni.

Përfaqësuesit e kompanisë shpjegojnë se për të përfituar nga ky opsion i ri mjafton t’i keni bërë update instgaramit dhe ti bëni “follow” hashtagut tuaj të preferuar.