Ja arsyeja pse Bieber qau në MTV VMA 2015

Justin Bieber nxiti një diskutim tepër të madh në mediat online pasi shpërtheu në lot në fund të performancës së tij në “MTV Video Music Awards 2015”, e cila u organizua në Los Angeles më 30 gusht.

Por cila ka qenë arsyeja që këngëtari nisi të qante?!

Advertisement

Duket se nuk ka qenë asgjë serioze. Sipas një burimi pranë Bieber, arsyeja e lotëve ishte reagimi pozitiv që ai mori nga publiku.

Burimi ka deklaruar për “Gossip Cop”: “Ai ka punuar shumë jo vetëm për performancat e tij, por edhe veten. Ai nuk e dinte nëse njerëzit do e pranonin atë. Kur ai pa të gjithë publikun duke duartrokitur, ishte tepër i kënaqur”.

“Herën e fundit që ai ka qenë në një ceremoni çmimesh, nuk u pëlqye nga publiku ndërsa këtë radhë pati reagime pozitive. Kjo do të thotë shumë për të”, ka shtuar burimi.