Jennifer Lopez nuk ka fare turp të na tregojë se ç’bën në krevat. Këngëtarja foli në mënyrë provokuese për jetën intime gjatë një performance në Lucca Summer Festival në Itali. Në një moment befasues gjatë koncertit, ajo i tregoi publikut për dëshirat e saj të ndryshme në dhomën e gjumit.
“Duhet të jem e sinqertë me ju, ndonjëherë më ndryshon humori gjatë natës. Nuk e di për ju, por mua po dhe ndonjëherë më pëlqen seksi i fuqishëm”, tha ajo, sipas US Sun.
Më tej, shtoi:
“Ka raste që ndihem më romantike. Vendos qirinj dhe muzikë të lehtë. Në ato ditë, më pëlqen që gjithçka të jetë shumë e ngadaltë”.
Por, ka ditë që ndihet shumë e guximshme, sidomos kur jashtë është vapë.
“E keni pasur ndonjëherë atë ndjesi? Kur doni të silleni keq? Në ato ditë, më pëlqen seksi shumë i shpejtë”, tha ajo.
Sipas të njëjtit burim, J.Lo, këndoi gjithashtu këngën e saj të re, “Up All Night”, e cila duket se është një thumb ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck.
Këngëtarja e “On the Floor” më herët bëri shaka për katër martesat e saj që kanë përfunduar në divorc, gjatë një performance tjetër në Europë këtë muaj.
Ajo iu përgjigj një pankarte në koncert ku shkruhej: “J.Lo, do martohesh me mua?”. Jennifer, duke qeshur tha: “Mendoj se i kam larë duart me këtë punë. E kam provuar ca herë”.


