Jennifer Lopez ka folur hapur për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti, Marc Anthony.
Cifti, i martuar në Qershor 2004, u nda pas 7 vitesh martesë.
Këngëtares i është dashur të punojë shumë për të ruajtur pozitivitetin.
“Kur martesa ime përfundoi, nuk e pata të thjeshtë të gjeja paqe. Nuk ishte ajo që kisha ëndërruar”, ka thënë ajo për revistën W.
Jennifer tregon se për hir të fëmijëve i është dashur të ruajë një marrëdhënie të afërt me ish-in e saj.
“Marc është babai i fëmijëve të mi, ndaj duhet të punoj që gjërat të shkojnë si duhet. Deri më tani kjo ka qenë puna ime më e vështirë.”