J.K. Rowling boton romanin e parë për fëmijë

Pas sagës së famshme “Harry Potter”, J.K. Rowling vjen me romanin e parë për fëmijë, që titullohet “Derrkuci i Krishtlindjes” dhe do të dalë në mbarë botën më 12 tetor 2021.

Romani do të jetë i disponueshëm në shtyp dhe ebook.

Advertisement

Në të paraqitet historia prekëse dhe drithëruese e dashurisë së një fëmije për lodrën e tij të preferuar dhe për çfarë ai është gati të bëjë për ta gjetur atë.

Një histori origjinale, e palidhur me veprat e tjera të J. K. Rowling, për fëmijë të moshës tetë vjeç e lart dhe një përrallë magjepsëse për të gjithë familjen.

Përpara “Derrkucit të Krishtlindjes”, Rowling iu kthye botimeve për fëmijë me përrallën zanore “The Ickabog”, i transmetuar në internet gjatë bllokimit 2020 për të argëtuar të vegjlit dhe më vonë u botua duke ia dhuruar të gjitha të drejtat e saj organizatës bamirëse “Volant” për të ndihmuar ata që u preken më shumë nga pandemia e COVID-19.

Libri do të jetë në dispozicion me ilustrime nga artisti fitues i çmimeve, Jim Field.

Kopertina do të zbulohet në muajt e ardhshëm.