Izrael – Nuk arrihet marreveshje per qeveri me baze te gjere

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vetë Tzipi Livni, është mbyllur pa asnjë lloj marrëveshjeje takimi mes kryeministrit të emëruar izraelit, kryetarit të partisë “Likud” Benjamin Netanjahu, dhe lideres së “Kadimës” për formimin e një qeverie me bazë të gjërë. “Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje mbi këtë cështje që është esenciale. Kjo do të thotë se ne do të jemi një opozitë e përgjegjshme”, ka deklaruar Livni pas takimit me Netanjahun.