Izrael – Irani me bombë bërthamore pas tre vitesh

Vendi këmbëngul se do t’i shfrytëzojë kapacitetet bërthamore vetëm për qëllime paqësore, por qeveria e Tel-Avivit duket se ka informacione të tjera sekrete rreth aktivitetit ushtarak të Iranit. ”Kemi arsye që të besojmë se Irani mund të ketë bombën e tij të parë bërthamore pas tre vitesh”, deklaroi Ministri Moshe Yaalon, pjesë e detyrës së të cilit është monitorimi i vendit të drejtuar prej Ahmadinejad-it. Sipas zyrtëve hebrenj, Irani i ka ekspertët për ndërtimin e bombës, por i duhet ende kohë për të grumbulluar materjalet e domosdoshme. “Në këtë moment ata nuk i kanë të gjitha pjesët, por brenda tre vjetësh mund t’i kenë siguruar”, vazhdoi Yaalon. ”Pa dyshim, shpresoj që të mos ia dalin mbanë dhe që vendet perëndimore të jenë në gjendje të bindin përfundimisht qeverinë e Tehranit të herë dorë nga planet e ndërtimit të armëve të shkatërrimit në masë”. Irani nuk e njeh Izraelin dhe presidenti Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar më parë se dëshiron të zhdukë nga harta shtetin hebre. Tel-Avivi ka reaguar nga ana e tij duke mos përjashtuar një sulm surprizë mbi reaktoret bërthamore, në çdo moment që ata mund ta cilësojnë si të arsyeshëm.

Advertisement