Izrael – Hamas do ti përdorte materialet e ndërtimit për bunkerë

Deklarata është bërë nga ambasadori i shtetit hebre në Shtetet e Bashkuara, Michael Oren, i cili ka nënvizuar se Izraeli është i gatshëm ta lehtësojë bllokadën, por jo për importimin e materialeve të ndërtimit. “E dimë që Hamas nuk do t’i përdorte këto materiale për të ndërtuar shkolla, por për bunkerë. Për këtë arsye nuk mund t’i lejojmë”, ka deklaruar Oren.

Advertisement