Italia renditet e para për konsumin e drogës

Këtë e ka bërë të ditur një studim i realizuar në gjashtë qytete europiane nga European Centre For Social Welfare Policy and Research. U shpërndanë 200 pyetsorë konsumatorëve të drogërave, në secilin qytet ku kërkohej informacion mbi drogërat e përdorura. Midis 200 të pyeturve 100 rezultuan konsumatorë “problematikë” që konsumonin të paktën një herë në javë drogëra të “rënda”, ndërsa 100 të tjerët përdornin drogëra të lehtë të paktën një herë në javë dhe lloje të tjera me raste. Qytetet e përzgjedhura për të kryer studimin ishin Torino, Amsterdami, Londra, Varshava, Viena dhe Praga. Konsumatorët italianë janë në vend të parë përsa i përket përdorimit të hashashit 85 persona /100, përkundrejt 63/100 në Amsterdam dhe në vendin e dytë për përdorimin e kokainës 37% pas Londrës me 66%. Përsa i takon përdoruesve problematikë italianë, heroína ishte droga që zotëronte, e përdornin 83 persona/100 më tepër se hollandezët (72/100) apo anglezët (71/100). Torino kryesonte edhe në renditjen përsa i përket shpenzimeve, mesatarisht një konsumator problematik harxhon 4 mijë euro/muaj, dyfishin e dikujt nga Londra, apo 5 fishin e dikujt nga Varshava.

Advertisement