Një shqiptar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Terni të Italisë, ku sipas mediave italiane, shqiptari 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka qëlluar gruan e tij në 2 krahët me thikë, duke e lënë të plagosur.

Gjithashtu me plagë të lehta ka përfunduar edhe vajza e çiftit, e cila është plagosur pa dashje në tentativë për të ndarë prindërit në sherrin e nisur.

Advertisement

Karabinierët janë lajmëruar nga fqinjët e familjes shqiptare në pallatin ku ata jetonin, pasi kanë dëgjuar thirrjet dhe zënkat.

Aktualisht është arrestuar shqiptari dhe pritet marrja në pyetje për të kuptuar shkaqet e ngjarjes.