Rreth 5 mijë emigrantë kanë zbarkuar në ishullin e Lampeduzës në ditët e fundit, pas protestave të Janarit në Tunizi. Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni ka deklaruar se vendi i tij kërkon 100 milionë euro nga BE për të ndalur fluksin e klandestinëve.


