Iran | Klinton mbështet protestat antiqeveritare

“Ajo çka po ndodh në Iran është një dëshirë dhe kurajo e popullit irakian dhe një fakt për hipokrizinë e regjimit të Iranit. Një regjim i cili, përgjatë 3 javëve përshëndeti atë që ndodhi në Egjipt, tani që kanë mundësinë që t`i ofrojnë njerëzve të tyre të njëjtat të drejta, që çuan në sjelljen e popullit egjiptian, tregon edhe një herë natyrën e vërtetë të këtij regjimi” ka deklaruar Klinton. Mediat raportuan se 1 person u vra gjatë protestave të dhunshme mes tyre dhe forcave të sigurisë në Teheran. Dhjetra të tjerë u ndaluan nga policia, ndërsa lideri i opozitës është vendosur nën arrest. Ndërkohë që mediat e huaja deklarojnë së është ndaluar zhvillimi i protestave edhe në disa qytete të tjera të mëdha të Iranit. Klinton shtoi gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se SHBA kishte të njëtin mesazh, që i drejtoi ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak edhe për autoritet egjiptiane. Që do të thotë një demokratizim i shoqërisë dhe një tranzicion të pushtetit.

Advertisement