Itali – Dita e dytë e zgjedhjeve rajonale

Sot në fakt mund të votohet për 13 nga 20 rajonet e Italisë, ndërsa thuhet nga mediat vendase se të dielën pati një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Sipas sondazheve të fundit, kjo mund të shkaktojë edhe një humbje për partinë e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili në fakt e ka shpallur votimin për këto zgjedhje si një test kombëtar për qeverinë e tij.

Advertisement