Rusi – Dy shpërthime terroriste në metro

Bëhet me dijeni se ndër viktimat, numërohen udhëtarë në një tren metroje, por edhe njerëz që prisnin në platformë. Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin Lubjanka afër selisë qendrore të shërbimit të fshehtë rus, FSB, ndërsa i dyti ndodhi në stacionin Parku i Kulturës vetëm pak më vonë. Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjeve të rënda, ndërsa mendohet se ato kanë qenë akte me natyrë të pastër terroriste.

Advertisement